E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale në Kosovë, qeveria i bën thirrje ndërkombëtarëve ti monitorojnë

Prishtinë, 25 shtator NOA-Qeveria e Kosovës ftoi sot organizatat e ndryshme ndërkombëtare të monitorojnë zgjedhjet e 15 nëntorit, për të garantuar që ato do të jenë të lira dhe demokratike.

Në mbledhjen e sotme, kryeministri Thaçi u shpreh se në emër të qeverisë ka kërkuar nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare që të vijnë në Kosovë dhe të monitorojnë zgjedhjet.

E ritheksoj se janë të ftuar nga Qeveria sa më tepër vëzhgues ndërkombëtarë, sa më tepër prezencë e këshilla profesionale, në mënyrë që të kemi një proces plotësisht të suksesshëm, u shpreh Thaçi.

Kryeministri Thaçi theksoi se Qeveria do ti kryejë të gjitha detyrimet që ka ndaj institucioneve të pavarura për organizimin e zgjedhjeve.

Këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shtetin tonë.

Janë zgjedhjet e para në Kosovën e pavarur.

Është inkurajues pjesëmarrja e shumë subjekteve politike, kandidatëve të pavarur.

Është një mesazh shumë i fuqishëm për realitetin e Kosovës së pavarur, sepse në këto zgjedhje do të marrin pjesë për herë të parë më së shumti subjekte të minoriteteve, veçanërisht atij serb, shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›