E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat për armë bërthamore, Irani shpërfill SHBA: Si japim llogari Obamës

Teheran, 25 shtator NOA-Irani nuk është i detyruar ti tregojë administratës së Obamës për çdo uzinë bërthamore që ka.

Kështu ka deklaruar sot presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad pas akuzave që i ka drejtuar SHBA, Britania e Madhe dhe Franca.

Kjo nuk nënkupton se ne duhet ta informojmë administratën e zotit Obama për çdo uzinë që e kemi, i ka thënë Ahmadinexhad revistës Times, i pyetur lidhur me akuzat se presidentit amerikan Barak Obama se uzina për karburant bërthamor, e cila u bë publike këtë javë, është ndërtuar në fshehtësi.

Ne nuk kemi fshehtësi, ne punojmë në kuadër të IAEA, ka thënë Ahmadinexhad duke iu referuar Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›