E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Britania e Franca akuza Iranit: Të hetohet nëse prodhon armë bërthamore

 
Nju Jork, 25 shtator NOA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama e ka akuzuar Iranin se prej disa vitesh po ndërton uzinë të fshehtë për karburant bërthamor.

Obama i ka kërkuar  Teheranit të përmbushë detyrimet ndërkombëtare për mosproliferimin bërthamor.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp bashkë me kryeministrin britanik Gordon Broën dhe presidentin francez Nikolas Sarkozy në samitin e G20 në Pitsburg, presidenti Obama i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) që menjëherë ta hetojë informacionin.

Ekzistenca e kësaj uzine tregon mosgatishmërinë e Iranit që ti përmbushë detyrimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kërkesat e agjencisë.

Presim që ANEB menjëherë ta hetojë këtë informatë shqetësuese dhe ti raportojë Bordit të guvernatorëve të agjencisë, tha presidenti Obama.

Presidenti amerikan i quajti aktivitetet e Iranit sfidim direkt të regjimit të mospërhapjes së armëve bërthamore, dhe tha se është koha që Teherani të veprojë menjëherë për ta rikthyer besimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›