E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale, shtohen me 17 numri i punonjësve të SHISH

10/03/2011  Këshilli i Ministrave vendosi dje të shtojë me 95 persona, numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2011, në njësitë e qeverisjes qendrore, duke e çuar shifrën e tyre në total, 1 241 persona. Shtesa vjen si një domosdoshmëri për përgatitjen e infrastrukturës së domosdoshme zgjedhore nga funksionarët aktualë të qeverisjes vendore për përgatitjen e zgjedhjeve lokale të 8 majit. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të përballohen nga shpenzimet koherente të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2011, të njësive të qeverisjes qendrore. Në listën e 95 punonjësve të rinj, përfshihen edhe 17 punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit, efektet financiare të të cilëve do të përballohen nga të ardhurat e vetë institucionit. Ndërsa Ministria e Financave ka detyrimin të miratojë me hollësi numrin e punonjësve brenda kritereve ligjore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›