Zgjedhjet lokale, sot PD dhe PS dialog në praninë e OSBE

Sot në zyrat e Kryesisë së Kuvendit do të zhvillohet një takim mes dy forcave politike në praninë e OSBE/ODIHR për të diskutuar për çështje të rëndësishme që kanë lidhje me zgjedhjet e 8 majit dhe garancitë për transparencën e tyre.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përfaqësuar nga kryetari Astrit Patozi i ka bërë një ftesë Partisë Socialiste për të zhvilluar një takim ditën e sotme në Kryesinë e kuvendit në orën 11:00.
Përmes një letre PS-ja ftohej të zhvilloheshin bisedime për bashkëpunim në zgjedhjet lokale të 8 majit.
Sot do të mbahet takimi në të cilin do të marrin pjesë dhe përfaqësues të OSBE/ODIHR.
Në takim do të diskutohet për angazhimet e të dyja palëve për realizimin e një procesi zgjedhor me standarte europiane.