Gallas vazhdon kontratën me Tottenhamin

Mbrojtësi francez me përvojë William Gallas ka zgjatur qëndrimin e tij në White Heart Lane.
Klubi i Tottenhamit ka njoftuar përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare se Gallas ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2013.
Fituesi i dyfishtë i Premier Ligës me Chelsean, u ka lënë përshtypje drejtuesve të Spursave për paraqitjet e tij me fanellën e Tottenhamit, kështu që kanë vendosur që ta mbajnë sa më gjatë në skuadër.