Zgjedhjet lokale, sot Wolfarth në Presidencë kërkoi takim Topi
TIRANE- Do të zhvillohet sot takimi mes presidentit të Republikës Bamir Topi dhe ambasadorit të OSBE në Tiranë, Eugen Wolfarth. Takimi është kërkuar nga vetë kreu i shtetit dhe pritet të zhvillohet rreth orës 11:00 në ambientet e presdiencës.
Tema kryesore e këtij takimi do të jetë pikërisht ceshtja e zgjedhjeve lokale, të dekretuara nga Presidenti më 8 maj 2011. Kërkesa për këtë takim vjen pas thirrjeve të ndërkombëtarëve, si dhe vetë kreut të OSBE-së në Tiranë, për zhvillimin e zgjedhjeve në datën e dekretuar, madje ndërkombëtarët kanë konsideruar antikushtetuese cdo përpjekje për bllokim e tyre.
Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka emëruar gjysmën e anëtarëve të KZAZ-ve, gjatë kësaj jave por gjysma tjetër kanë mbetur vakant pasi Partia Socialiste nuk ka dorëzuar listat e saj. KQZ i ka dhënë dhe një javë afat PS dhe PBDNJ për të dorëzuar listat e komisionerëve të KZAZ.
(s.g/BalkanWeb)