E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: Nuk kemi përgjegjësi për incidentin

Policia e Tiranës ka reaguar pas deklaratës së PS-së se incidenti në protestë u shkaktua nga policia. Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e policisë së Tiransë Alma Katragjini theksoi se shkaku i incidentit të ndodhur në protestën e sotme nuk ka qënë tek policia po tek organizatorët .
"Jemi të bindur se nuk është përgjegjësi e Policisë së Shtetit dhe as detyrimi ligjor i saj përcaktimi i vendit të vendosjes së podiumeve apo faltoreve në tubime apo aktivitete politike" theksoi Katragjini.
Sipas saj kërkesat për ndryshimin e vendit të vendosjes së podiumit vetën 5 minuta para fillimit të mitingut është e qartë dhe nuk i shërben zhvillimit normal të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›