E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, pjesëmarrja deri në orën 17:00

Pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme në minibashkinë numër 10 në kryeqytet është e vogël. Sipas informacioneve deri më tani kanë votuar 20 përqind e zgjedhësve në këtë minibashki. Ndërkohë deri më tani nuk ka pasur asnjë incident në këtë minibashki. Në garë për postin e kreut të minibashkisë janë kandidati i LSI Gjergj Thomai dhe ai i PD-së, Blendi Fuga.
Ndërkohë në Bashkinë e Klosit dhe në Burrel ku në garë janë kandidati i PD-së Ramazan Mjeshtri dhe Xhevdet Reci i LSI-së deri më orën 17:00 kanë votuar 40 përqind e zgjedhësve.
Në Fushë Arrëz janë hapur 6 qendra votimi. Kandidatët në garë janë Alfred Cafaj i PD-së dhe Dedë Gjergji i LSI-së. Deri në orën 17:00 tani kanë votuar 40 përqind e zgjedhësve.
Në Berat votohet në komunën Otllak. Kandidatët janë Muhamet Hoxha i PD-së Nasif Naso i LSI-së dhe pjesëmarrja deri më tani është 35 përqind.
Në komunën e Fierzës, kandidatë janë Gjelosh Pepkolaj, i PD-së dhe Mehmet Ponari i LSI-së dhe pjesëmarrja deri në orën 17:00 është 50 përqind e zgjedhësve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›