E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, akuza për gruan e Ratko Mlladic 1 2 3 4 5 (2 vota) e shtunë ,

  Një gjykatë në Beograd ka paraqitur dy akuza për mbajtje të paligjshme armësh kundër bashkëshortes së gjeneralit Ratko Mlladic duke hapur një çështje që shihet si presion mbi familjen e të dyshuarit më të kërkuar për krime lufte. Bosiljka Mladic përballet me një denim deri në tetë vjet burg nëse vërtetohen akuzat për mbajtje të paligjshme të armëve dhe municioneve të gjetura në shtëpinë e Mlladicëve gjatë një kontrolli në vitin 2008.
Lexo të plotë ...   PDK vijon takim elektoral në Malishevë 1 2 3 4 5 (13 vota) e premte , 03 dhjetor 2010 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i bindur në fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 12 dhjetorit, ndërsa ka thënë në një tubim të mbajtur në qytetin e Malishevës se do të vazhdoj të punoj për një qeveri me duar të pastra. Thaçi ka ripërsëritur premtimin e tij për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës brenda 15 muajve të ardhshëm si dhe premtimin për rritjen e pagave për shërbyesit civil. Lexo të plotë ...   Aleanca Kosova e Re fushatë në Kamenicë 1 2 3 4 5 (11 vota) e premte , 03 dhjetor 2010 Aleanca për Kosovën e Re ka vijuar fushatën e saj elektorale në qytetin e Kamenicës, ku lideri i kësaj partie Behgjet Pacolli ka kritikuar Qeverinë në largim të Kosovës se i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës. Pacolli bashkë me krerë e partive me të cilat ka lidhur koalicion parazgjedhor ka kërkuar nga qytetarët e Kamencisë që të votojnë listën e këtij koalicioni për ta bërë siç tha ai një Kosove më të mirë e më me perspektivë për qytetarët e saj. Lexo të plotë ...   LDK në Ferizaj, Mustafa: Koha për të ikur Thaci 1 2 3 4 5 (20 vota) e premte , 03 dhjetor 2010 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha gjatë tubimit elektoral të kësaj partie në Ferizaj, se ka ardhur koha që Partia Demokratike e Kosovës të largohet nga pushteti, pasi i ka bërë dëm të madh vendit me qeverisjen e saj të keqe. Lexo të plotë ...   AAK vijon fushatën, akuza Thacit për qeverisjen 1 2 3 4 5 (16 vota) e premte , 03 dhjetor 2010 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista “Ibrahim Rugova” kanë vazhduar fushatën e tyre për zgjedhjet nacionale në vendlindjen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku kanë kritikuar qeverinë në largim të Kosovës të drejtuar nga Hashim Thaçi për keqqeverisje. Lexo të plotë ...   Përmbytjet në veri të Shqipërisë, Kosova ofron ndihmë 1 2 3 4 5 (15 vota) e premte , 03 dhjetor 2010 Qeveria e Kosovës, shprehet e gatshme të ofrojë ndihmën e saj  në tejkalimin e krizës së krijuar nga përmbytjet në veri të Shqipërisë. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një konference për media bëri të ditur se kontingjente të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shkuar në vendngjarje për të asistuar me logjistikë trupat e Ushtrisë së Shqipërisë, në evakuimin e personave nga zonat e përmbytura.
Lexo të plotë ...   Athinë, studentët përleshen me policinë. 3 në pranga 1 2 3 4 5 (3 vota) e premte , 03 dhjetor 2010 Protesta e sudentëve në Athinë ka degjeneruar në dhunë. Policia e Greqisë ka përdorur gaz lotsjellës në përleshjet me studentët, të cilët protestuan para parlamentit grek kundër masave të kursimit të qeverisë. Policia tha se tre pjesëmarrës në protesta janë arrestuar.
Lexo të plotë ...   Koalicioni Kosova e Re tubim në komunën e Vushtrrisë 1 2 3 4 5 (23 vota) e enjte , 02 dhjetor 2010 Koalicioni për Kosovën e Re në ditën e dytë të fushatës ka mbajtur një tubim me qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, në të cilin drejtuesi i këtij koaliconi Behgjet Pacolli ka bërë thirrje që të votohet lista e këtij koaliconi e cila, sipas tij, do t’i jep fund pazarllëqeve dhe premtimeve boshe. Pacolli tha se Kosova duhet të udhëhiqet nga njerëz të ndershëm dhe punëtorë. Lexo të plotë ...   LDK vijon fushatën në qytetin e Mitrovicës 1 2 3 4 5 (21 vota) e enjte , 02 dhjetor 2010 Lidhja Demokratike e Kosovës ka vijuar fushatën e saj elektorale në qytetin e Mitrovicës, ku kryetari i saj Isa Mustafa është shprehur se pas 12 dhjetorit kjo parti do të formojë një qeveri të respekteshme dhe punëtore e cila do të ndalojë degradimin ekonomik dhe moral i cili ka kapluar Kosovën. Para simpatizantëve në sallën e sporteve “Minatori”, Mustafa tha se LDK do të ndërtojë shtetin e ri të Kosovës mbi bazën e filozofisë rugoviane. Ai e cilësoi të vecantë takimin që përkon me ditëlindjen e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Lexo të plotë ...   PDK, Thaci: Vizat do të hiqen brenda 15 muajve 1 2 3 4 5 (13 vota) e enjte , 02 dhjetor 2010 Partia Demokratike e Kosovës  ka vazhduar fushatën elektorale në vendlindjen e liderit të saj Hashim Thaçi. Para simpatizantëve në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, Thaçi ka përsëritur premtimin e tij se me Qeverisjen e PDK-së brenda 15 muajve të ardhshëm do të hiqen vizat edhe për qytetarët e Kosovës. Kreu i PDK-së ka kërkuar nga bashkëvendasit e tij që të dalin dhe të votojnë në mënyrë masive më 12 dhjetor për t’ia mundësuar atij edhe një mandat në krye të Qeverisë së Kosovës. Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›