E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat, rriten kontrollet në SHBA. Amerikanët kundër procedurave 1 2 3 4 5 (0 vota)

Gjatë javës  më të ngarkuar të vitit në Shtetet e Bashkuara, udhëtarët në mbarë vendin kanë filluar tu nënshtrohen procedurave të reja të kontrollit në aeroporte ku përfshihen  kontrolle rigoroze fizike dhe nënshtrimin ndaj  skanerave të trupit. Në Reagan National Airport, jashtë  Uashington, DC, disa udhëtarë u shprehën se ndjeheshin të dhunuar fizikisht pas procedurave të reja të kontrollit. Lexo të plotë ...   Tragjedi në Kamboxhia, 350 persona të vdekur 1 2 3 4 5 (0 vota) e martë , 23 nëntor 2010 Rreth 350 persona kanë vdekur dhe po kaq janë plagosur si pasojë e panikut gjatë festivalit të ujit në kryeqytetin e Kamboxhias. Shumica e viktimave janë shtypur ose mbytur në ujë kur një turmë e madhe njerëzish në lumin Tonle Sap, të frikësuar iu drejtuan urës për të kaluar në bregun tjetër. Lexo të plotë ...   Papa: Asnjë hezitim për dorëheqje nëse nuk do të isha në gjendje të drejtoja 1 2 3 4 5 (1 votë) e hënë , 22 nëntor 2010 Papa Benedikti nuk do të hezitonte të bëhej papa i parë në historinë e kishës katolike romane që do të jepte dorëheqjen nëse do të ndjente se nuk është në gjendje fizike, psikologjike dhe shpirtërore të ushtrojë më gjatë detyrat e tij. Ai ka shkruar kështu në librin e tij të ri “Drita e botës” që pritet të dalë këto ditë në librari. Libri me 219 faqe është vënë tashmë në qendër të debateve për shkak të diskutimit nga ana e papës të përdorimit të kondomëve.

Lexo të plotë ...   BE dhe FMN, 100 miliardë euro për Irlandën 1 2 3 4 5 (0 vota) e hënë , 22 nëntor 2010 Hidhet në veprim plani për shpëtimin e Irlandës. Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë filluar punën për përpunimin e detajeve të ndihmës financiare për Irlandën. FMN-ja dhe BE-ja u dakorduan ta ndihmojnë Irlandën me hua, që pritet të kapin shumën e përgjithshme prej 80 deri 100 miliardë euro.Zyrtarët shpresojnë se hapi nuk do t’i destabilizojë tregjet financiare, dhe vendet tjera të eurozonës, si Spanja dhe Portugalia. Lexo të plotë ...   Klinton: Ratifikimi i START të kapërcejë vijat partiake 1 2 3 4 5 (1 votë) e hënë , 22 nëntor 2010 Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton shprehet se ratifikimi nga Senati i Traktatit për Pakësimin e Armëve Strategjike me Rusinë duhet t’i kapërcejë vijat partiake. Sipas saj traktati është një çështje që lidhet me jetën a vdekjen dhe jo me politikën, ndërsa theksoi se pyetjet që kanë ngritur disa senatorë republikanë lidhur me traktatin meritojnë përgjigje. Lexo të plotë ...   Afganistan, skualifikohen 19 kandidatë fitues 1 2 3 4 5 (0 vota) e hënë , 22 nëntor 2010 Komisioni afgan për vëzhgimin e zgjedhjeve ka skualifikuar 19 kandidatë që fituan në zgjedhjet parlamentare, pasi u zbuluan prova që mbështesin akuzat për manipulime. Komisioni tha se kandidatët që dolën në vend të dytë dhe që do të kishin përfituar nga skualifikimet e sotme, gjithashtu u skualifikuan për të njëjtat arsye. Kandidatët e skualifikuar nuk kanë të drejtë të apelojnë vendimin. Lexo të plotë ...   Obama flet për traktatin antibërthamor 1 2 3 4 5 (1 votë) e diel , 21 nëntor 2010 Presidenti Barack Obama ka përdorur trashëgimin e Ronald Reagan për të nxitur republikanët të ratifikojnë traktatin start kundër armëve bërthamore brenda vitit. Në fjalimin e përjavshëm përpara kombit, që ishte regjistruar më herët, Obama ka cituar reganin kur thotë Beso, por vërteto, kur nxiste miratimin e një traktati historic për armët bërthamore me ish bashkimin sovjetik në vitet 80.. Lexo të plotë ...   Nigeri, kapen 9.9 milionë dollarë heroinë 1 2 3 4 5 (2 vota) e diel , 21 nëntor 2010 Nigeria ka arritur të ndalojë një sasi heroine prej 9.9 milionë dollarësh të fshehur në pjesë makinash që ishin nisur me anije nga Irani.  Zbulimi vjen disa ditë pasi vendi afrikanoperëndimor kishte raportuar teheranin në kombet e bashkuara, për kapjen e një sasie ilegale armësh. Lexo të plotë ...   Tajlandë, gjenden 2 mijë mbetje fetusesh 1 2 3 4 5 (2 vota) e shtunë , 20 nëntor 2010 Policia tajlandeze ka gjetur në Bangkok më shumë se 2000 mbetje fetusesh në tre kontenierë në morgun e një tempulli budist. Trupat, të mbështjellë me qese plastike u zbuluan në një zonë të hapur të morgut, disa ditë pasi policia kishte zbuluar qidra fetuse të tjerë në një dhomë.
Lexo të plotë ...   NATO, sistem i ri i mbrojtjes me raketë. Obama: Presim mbështetjen e Rusisë 1 2 3 4 5 (3 vota) e shtunë , 20 nëntor 2010 Presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se NATO ka rënë dakord për zhvillimin e një sistemi të përbashkët të mbrojtjes me raketa që do të mbrojë të gjitha shtetet anëtare në Europë dhe në Amerikën e Veriut. Ky sistem do të lidhë dy sistemet e mbrojtjes së aleatëve perëndimorë të NATO-s dhe liderët e aleancës do të ftojnë në këtë sipërmarrje dhe Rusinë, gjatë një takimi me presidentin rus Dimitri Medevedev.

• Berisha: NATO e rendësishme për Ballkanin
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 20 nëntor 2010 ) Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›