Shkëlqimi dhe rënia e kinemave shqiptare
Dhori Ziu eshte
teknik projeksioni dhe ka gati 40 vjet qe realizon projeksionet dikur ne
6 salla kinemaje ne Tirane qe nga "Partizani" e deri te "17 nentori".
Tingujt dhe pamja groteske e Raxh kapurit i kujtojne kohen kur ne
kryeqytet njerezit mbanin radhe nga mengjesi per te hyre ne kinema per
te pare aventurat e yllit Indian te viteve ‘50. Shume gjera kane
ndryshuar qe prej asaj kohe por Dhori kujton me saktesi se ne kohen kur
shfaqej Raxh Kapuri ai film projektohej qe nga ora 8.30 e mengjesit deri
ne darke vone.
"Ky eshte filmi i vitit '56, une kam qene tete vjec, me vone ky film eshte i ndaluar, u vu perseri ne vitet '70 me prerje. Kujtoj qe atehere vinin rradhe te medha per te pare filmin saqe ne leket mezi i palosnim. Filmi Raxh Kapur projektohej nga ora 8.30 ne mengjes deri ne 10.30 te darkes", rrefen Dhori Ziu, teknik proeksioni.
Ne fakt ka qene ai qe ka propozuar qe ne disa prej kinemave te Tiranes te organizohej nje festival i filmit nostalgjik ku prej disa ditesh po shfaqen filma qe kane rritur disa breza si Shamikuqja, Gruaja me e bukur, Salambo, Vagabondi, Zotnia 420. Projeksionisti eshte i kenaqur teksa sheh qe jo vetem brezi i rritur por edhe te rinjte kane interes per keta filma. "Kane ardhur te rinj, tek "Salambo" ishin, kishte mosha dhe 30 vjec, dhe mosha ime", vijon ai.
Ne bashkepunim me arkivin e filmit ky festival vjen ne kinemate e Tiranes falas per publikun me tituj si “Helena e Trojes”, “Fan Fan Tulipan” apo “Misteret e Parisit” thuajse per te ngjallur nje kohe ku kinemaja edhe pse e censuruar ishte e vetmja dritare e parajses qe kishim enderruar per shume kohe te shihnim.
Mira Tuci