E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Britani, Rishi Sunak shpall kandidaturën për t’u bërë Kryeministër

Pas dorëheqjes së kryeministres britanike Lizz Truss, 45 ditë pasi kishte marrë detyrën, ish-kancelari Rishi Sunak ka shpallur kandidaturën për t’u bërë kryeministri i ardhshëm konservator.

Në një postim në Twitter pasi shpalli kandidaturën e tij, Sunak deklaroi se Mbretëria e Bashkuar po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe se nëse ai zgjidhet si lideri i ardhshëm premton se do japë rezultate të dukshme sa i përket ekonomisë.

“Zgjedhja që bën partia jonë tani do të vendosë nëse brezi i ardhshëm i britanikëve do të ketë më shumë mundësi se sa e fundit. Kjo është arsyeja pse unë jam duke qëndruar të jem kryeministri juaj i ardhshëm dhe lideri i Partisë Konservatore. Unë dua të rregulloj ekonominë tonë, të bashkoj partinë tonë dhe të jap rezultate për vendin tonë”, tha ai.

Për t’u përfshirë në fletën e votimit, kandidatët për udhëheqje kanë nevojë për mbështetje nga të paktën 100 deputetë konservatorë deri të hënën (24 tetor). Sunak e kishte siguruar këtë mbështetje para se të shpallte se kandidaturën. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›