Zgjedhjet në Bullgari, exit pollet shpallin fituese partinë GERB të ish-kryeministrit Borisov

Sondazhet e para të zgjedhjeve në Bullgari shpallin fituese partinë GERB të ish-kryeministrit Bojko Borisov, një parti e fajësuar për kryesimin e viteve të korrupsionit. Sondazhet treguan se partia e qendrës së djathtë fitoi midis 24.6%-25.5% të votave.
Rivali kryesor i GERB-it, partia reformiste pro-perëndimore “Ne Vazhdojmë Ndryshimin”, e udhëhequr nga Kiril Petkov, koalicioni i qeverisë së të cilit u rrëzua në qershor, doli i dyti me 18.9-19.9% sipas exit polls.
Mund të duhen ditë përpara se të shpallen rezultatet përfundimtare zyrtare. Nëse konfirmojnë sondazhet, Borisovit do t’i jepet një mandat për të formuar kabinetin e tij të katërt.
Megjithatë, do të jetë një detyrë e vështirë për të që të krijojë një koalicion të qëndrueshëm qeverisës, pasi shumica e grupeve politike kanë refuzuar paraprakisht çdo bashkëpunim me partinë e tij GERB.
/rtsh.al/