Iu sanksionua nga BE, jahti luksoz i oligarkut rus del në shitje për 26 milionë paund

Super jahti ‘MySky’ i oligarkut rus Igor Kesaev ka dalë në shitje për 26 milionë paund. Jahti u sanksionuar nga BE pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë. Manjati rus u sanksionua pas akuzave për furnizimin me armë për ushtrinë ruse.
Vendndodhja e fundit e regjistruar e jahtit ishte në një ishull të vogël në Maldive. ‘MySky’ 51 metra e gjatë nuk do të ekspozohet për shitje në internet, ndërsa agjentët që po punojnë për të janë ndërmjetësi ndërkombëtar i jahteve Burgess dhe ndërmjetësi amerikan Merle Wood.
MySky ka pesë kabina, një palestër dhe një helikopter. Brendësia është projektuar nga arkitekti holandez Erick van Egeraat, me mermer të zi, orendi lëkure të bardhë dhe një llambadar kristali.
/rtsh.al/