Zgjedhjet në Bulqizë dhe Njësinë Bashkinë nr.1 Tiranë, KQZ: Kemi nisur punën për infrastrukturën e nevojshme
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të Kodit Zgjedhor ka filluar menjëherë marrjen e masave për sigurimin e infrastrukturës zgjedhore dhe logjistike, pasi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, caktoi me dekret datën e zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme, për Kryetarin e bashkisë Bulqizë, qarku Dibër, Kryetarin e komunës Thumanë, qarku Durrës, si dhe Kryetarin e Njësisë Bashkiake nr.1, qarku Tiranë, datën 23 Qershor 2013.
Zedhenesja e ketij institucioni ne nje dekalrate per mediat thekson se KQZ është i angazhuar maksimalisht për të garantuar zhvillimin e procesit zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin, si dhe për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen në datën 23 Qershor 2013.
"Gjithashtu, ju bëjmë me dije se në mbështetje të nenit 23/2, pika 2 të ligjit nr. 8580, ‘Për Partitë Politike” i ndryshuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të emërojë me short për çdo parti politike, ekspertë kontabël të liçensuar, të cilët do të auditojnë fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga partite politike për vitin kalendarik 2012. Janë 123 Parti Politike të regjistruara në regjistrin e partive politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të cilat duhet të auditohen për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për vitin 2012 nga ekspertët kontabël të Licensuar.
Instituti i Ekspertëve të Autorizuar ka sjellë pranë KQZ-së listën e përbërë nga 106 ekspertë kontabël të Licensuar të cilët plotësonin kriteret e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, 19 prej të cilëve kanë depozituar pranë KQZ kërkesë për pjesëmarrje në short. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fton përfaqësuesit e të gjitha forcave politike dhe ekspertët kontabël të garantojnë pjesëmarrjen e tyre në hedhjen e këtij shorti në mbledhjen e datës 03 qershor 2013", thekson zedhenesja e KQZ.
(e.m./BalkanWeb)