E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, Berisha: Alternativa jonë hap 250 mijë vende pune, PS mallkime dhe trillime

ELBASAN- Partia Demokratike çelit sot fushatën elektorale në Elbasan, ku prezantoi edhe kanidadët për deputetë të këtij Qarku.

Gjatë fjalës së tij kryeministri vendit Sali Berisha theksoi se falë reformave shqiptarët firmosën anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndërkohë në pak kohë bënë të mundur që Shqipëria të rekomandohej për statusin e e kandidat. Kryeministrin akuzoi kreun e opozitës për bllokim 1 vjecar të statusit, duke shkelmuar kështu interesin e shqiptarëve. 

Duke sjellë në vëmendje investimet e bëra 4 vite që shkuan , të cilat kapin vlerën e 4.2 milion dollarëve, Berisha premtoi për mandatin e ardhshëm hapjen e 250 mijë vendeve të reja të punës si dhe vijim te politikes se rritjes e pagave dhe pensioneve.

Ne këto ditë inaugurojmë së shpejti tunelin e dhe autostradën Tiranë-Elbasan. Jam për tu zotuar se 4 vitet që vonë do 3-fishojmë numrin e fermerëve të cilët do përfitojnë grante nga qeveria. Kjo është alternativa jonë. Shqipëria ishte ndër të paktat në Evropë, që pati ulje të papunësisë së saj, sepse u investuan 4.2 milionë dollarë katër vitet që shkuan ne synojmë punësimi dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve tuaja. Kemi program për krijim e 250 mijë vende pune, që e bazojmë në rritjen më të madhe të investimeve në Shqipëri.

lajmi vijon......

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›