Zgjedhjet ne FGS procesi i manipuluar

Pas zgjedhjes së kryetares së forumit të grave socialiste për qytetin e Sarandës vetë gratë socialiste të qytetit jugor kontestojnë procesin dhe kërkojnë mbledhjen e asamblesë së partisë. Sipas një pjesë të votuesve procesi ishte i manipuluar, koha deri ne votime ishte shumë e shkurtër, është shkelur statuti me lista të tejmbushura dhe ku mungojnë emrat e 500 anëtarëve të Partisë Socialiste, militante të njohura.
Burime zyrtare nga Partia Socialiste Sarande thane se deputetja, Luiza Xhuvani ishte deleguar si drejtuese e një procesi që u zhvillua i përshpejtuar dhe mbi lista të ndryshuara. Sipas koordinatores Rajmonda Gjoni, në fillim procesi ka qenë demokratik. Nga organizata bazë e gruas janë zgjedhur dy kandidate Enkelejda Vasili, mjeke, keshilltare e PS në këshillin bashkiak dhe Mira Karalliu, sipërmarrëse. Po ne shkelje të statusit te PS procesi vijoi vetëm me një kandidaturë, zonjen Karalliu, e cila në fund u shpall dhe fituese. Por kryetarja e organizatës së gruas, Vojsava Vasili, thotë se kjo u bë me një urdhër të brendshëm me firmën e Edi Ramës të cilin e realizoi deputetja Xhuvani.
Deputetja Luiza Xhuvani, e cila ka qenë edhe pjesë e komisionit të votimit vetëm për një kandidate, ka heshtur.