E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot zgjedhjet parlamentare ne Gjeorgji

Votuesit në Gjeorgji zhvillojnë sot zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen si një provë e madhe për presidentin Saakashvilli, i cili erdhi në pushtet ne vitin 2003.
Lëvizja Kombëtare e drejtuar prej tij duhet të përballet me koalicionin heterogjen të opozitës së ribashkuar për herë të parë në partinë "Ëndrra gjeorgjiane" e oligarkut Bidzina Ivanishvili, njeriu më i pasur i vendit.
Saakashvilli akuzon Ivanshivili se është kandidati i Moskës. Ndërkohë që vetë Ivanishivili thotë se dëshiron dialogun me Kremlinin për "normalizimin e marrëdhënieve". Saakashvill drejtoi vendin në një luftë të shkurtër me Rusinë në vitin 2008. Ai është përpjekur të portretizojë zgjedhjet si një zgjedhje midis qeverisë së tij progressive dhe të ardhmes së dominuar nga Rusia.
Pasuria e Ivanishvili është e barabartë me gati gjysmën e PBB se vendit . Mirepo reputacioni i qeverise javët e fundit ka rënë për shkak të një skandali abuzimi ndaj të burgosurve .
Video transmetuar në televizionin kombëtar tregoi të burgosurit e burgut duke rrahur dhe keqtrajtuar seksualisht nga rojet.
Skandali shkaktoi protesta në rrugë .
Analistët thonë se zgjedhjet është i rëndësishëm për shkak se sistemi politik i Gjeorgjisë është duke u ndryshuar për të dhënë më shumë pushtet parlamentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›