E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në FRESSH, Rama: T’i jepet fund tregtisë me diploma

Sipas tij, tregtia me diplomat duhet të përfundojë një herë e mirë.

“Duam një Shqipëri Evropiane, të respektuar në bashkësinë e Evropës, jo një vend që bëhet gazi i botës, siç u bë dhe dje me diplomën false të djalit të Umberto Bossi-t, karagjozit racist dhe antishqiptar matanë Adriatikut. E tërë Shqipëria dhe e tërë Italia u morën dje më atë diplomë të shitur në këmbim të parave. Të ndërtojmë një sistem universitar evropian, ku të rejat dhe të rinjtë e këtij vendi të përgatiten për të qenë qytetarët e aftë dhe të barabartë të bashkimit të nesërm evropian”, tha Rama. Ai ftoi të rinjtë që të bëhen pjesë e politikës për të mundësuar zhvillimin e vendit.

"Sot ka shumë shqiptarë të shkelur në të drejtat e tyre njerëzore dhe Shqipëria ka një qeveri që i jep vetes të drejtën të shkelë të drejtat e të papushtetëshmëve dhe ja pse jemi bashkë në partinë Socialiste. Duam një Shqipëri, që çdo fëmijë të shkojë në shkollë e të zhvillojë talentin e tij pavarsisht nëse prindërit e tij janë të pasur apo të varfër. Në Shqipërinë e sotme ka çdo vit e më shumë fëmijë që mbeten analfabet sepse prindërit e tyre nuk u blejnë dot librat për shkak të varfërisë dhe qeveria nuk u garanton dot shkollimin, ja pse jemi bashkë në partinë Socialiste të Shqipërisë", u shpreh kreu socialist. Ai shtoi se sot është dita për të reflektuar.  "Shqiptarët bënë dhe fituan pjesën e tyre të një lufte botërore duke treguar se asgjë nuk është e pamundur kur përpjekja për liri dhe mirëqënie shoqërore bashkon njerëzit e zakonshëm”, tha Rama. /Start/

                                                                                             2012-05-05 17:05
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›