Greqia dhe Serbia në zgjedhje vendimtare

Në Greqi qendrat e votimit u hapën sot në orën lokale 07:OO (04:00 GMT) për zgjedhjet legjislative dhe do të mbyllen në orën lokale 19:00 (16:00 GMT), bëri të ditur Ministria e Brendshme greke.
Rreth 9,8 milionë zgjedhës janë thirrur të votojnë teksa në vend është ulur popullariteti I Nea Demokracias dhe Pasokut dhe është rritur popullariteti I ekstremeve.
Ndërkohë, në Serbi ka duel mes kampit të Presidentit pro-evropian në ikje, Boris Tadiç dhe opozitarit nacionalist populist, Tomislav Nikoliç.
Më shumë se 6,7 milionë zgjedhës janë thirrur të votojnë për të vendosur se cili nga këto dy zyrtarë ka arritur të bindë për aftësitë e tij për të nxjerrë vendin nga marazi ekonomik.
Dy kampet kryesore, ai i Tadiç dhe Partia e tij Demokratike (DS) dhe ai i konservatorit populist, Tomislav Nikolic dhe Partia e tij serbe për Progres (SNS) nuk kanë reshtur së premtuari krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e investimeve të huaja duke u angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe kundër uljes ekonomike.
Sondazhet e fundit tregojnë se Tadiç dhe Nikoliç do të marrin nga 30% të votave e kështu do të laojnë në turin e dytë të zgjedhjeve që do të zhvillohet me 20 maj./Start/
2012-05-06 10:20