Australia fajeson SHBA-te
Ministri i Jashtem australian Kevin Rud tha se rrjedhja e informacionit ngre pyetje per sigurine ne SHBA.Ne nje interviste per agjensine Reuters Rud tha se Assange nuk eshte pergjegjes per publikimin e pautorizuar te 250 mije dokumenteve te rrjetit te komunikimit diplomatik amerikan. Amerikanet jane pergjegjes per kete.
Ish-kryeministri Rud qe u zevendesua ne kete detyre nga Julia Gillard shtoi se Duhen ngritur pyetje- tha ai- per kompetences e sistemeve te sigurise ne Shtetet e Bashkuara dhe nivelin e aksesit te njerezve ne keto materiale. Ne disa prej dokumenteve te publikuar edhe nga gazeta Sydney Morning Herald ish-ambasadori amerikan Robert McKellem tregonte se Rud bente deklarata pa u konsultuar me vendet e tjere apo ministrat e qeverise se tij.
Madje- ai jo pak here revoltoi Shtetet e Bashkuara duke nxjerre detaje te bisedave telefonike me ish-presidentin amerikan Xhorxh Bush. U habita ndashkish thene Rud kur degjova Bushin te pyeste Cfare eshte G20. Assange i arrestuar ne Britanine e Madhe me akuzen per perdhumin ne Suedi akuzoi qeverine australiane se po perpiqet ti kenaqe deshirat Uashingtonit. Prokurori i Pergjithshem australian- tha Assange- po ben gjithcka ka ne dore per te ndihmuar hetimin amerikan duke kurdisur plane kunder qytetareve australiane e per ti derguar ata ne SHBA. Kryeministrja australiane Julia Gillard e quajti publikimin e dokumenteve sekrete nga Wikileaks krejtesisht te papergjegjshme. Prej fundit te Nentorit Wikileaks nisi publikimin e mijera mesazheve te klasifikuara tw diplomateve amerikane ne te gjithe boten.