Assange nen akuze per prezervative

Perpara se kjo pyetje te marre pergjigje duhet te analizohet e gjithe procedura e ekstrdamit duke nisur nga shpjegimi se cfare eshte Mandati Europian i Arresit qe ne gjuhen ligjore njihet si European Arrest Warant.
Mandati Europian i Arresit eshte i vlefshem per te gjitha vendet e BE-se per ceshtje te karaktetit kriminal. Me tu leshuar prej njerit shtet ne menyre automatike te gjitha shtetet e tjera nisin zbatimin duke arrestuar personin e kerkuar ne territorin e tyre.Kater jane ceshtjet e parashtruara ne mandatin e firmosur nga prokuroria suedeze ndaj te cilave kerkohet marrja ne pyetje ne polici i Julien Assange.
Se pari ngacmim seksual te viktimes A ndodhur me 14 Gusht 2010 ne Stokholm. Se dyti marredhenie seksuale me deshire por duke kundershtuar perdorimin e prezervativit.
Se treti eshte perseri viktima A qe thote se Assange me 18 Gusht 2010 e ka ngacmuar ate seksualisht.Akuza e katert vjen nga viktima B e cila pretendon se kur ajo po flinte Assange ka krye marredhenie seksuale pa kondom kundra deshires se saj qe cilesohet si perdhunim.
Mandati Europian i Arresit eshte vleresuar nga gjykatesi Haward Riddle ne perputhje me aktin britanik te ekstradimeve duke ja kaluar te gjithe betejen ligjore ekipit mbrojtes se Assange.
Ata duhet te provojne qe kerkesa e ekstradimit eshte e motivuar politikisht qe per momentin perballe kerkeses suedeze nuk ka asnje element politik.Thene ndryshe probabiliteti i perfundimit te procesit ne favour te shtetit suedez eshte shume i larte.Nese Assange ekstradohet ne Suedi do te perballet me nje hetim nga ku mund te ngrihen edhe akuza duke e cuar ceshtjen ne gjykate. Atehere nese ai do te shpallet fajtor ne te gjitha shkallet e gjyqesorit suedez bosit te Wikiliks do ti duhet te shpenzoje disa vite ne burg.
Por a do te ndihmonte nje zhvillim i tille ne nisjen e shumedeshiruar nga amerikanet te procedurave te ekstradimit drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes Nga pikepamja ligjore duket shume e veshtire. E vetmja akuze qe prokuroret amerikane mund te ngejne per Assange eshte spiunazhi.Suedia dhe Amerika kane nje marreveshje ekstradimi por ne te nuk perfshihet spiunazhi qe do te thote nje avantazh per Assange.E gjitha kjo do te jete nje beteje e gjate dhe e veshtire ligjore qe nisi dje ne Londer per te perfunduar me 14 Dhjetor nese gjykata do te mund te marre nje vendim duke vijuar ne Suedi me aktin final te nje ekstradimi te mundshem ne Amerike.