E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, Balla: Proces model

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet  me Parlamentin, Taulant Balla, ka përgëzuar Kosovën për procesin zgjedhor të zhvilluar një ditë më parë. Balla, gjatë fjalës së tij në seancën plenare, tha se ishte një proces zgjedhor me cilësi të shkëlqyer.

Balla: Së pari besoj që edhe në emër të kolegëve të mazhorancës por edhe të opozitës t’i dërgojmë një përshëndetje popullit të Kosovës për zgjedhjet me cilësi të shkëlqyer. Mendoj të paktën për këtë çështje kemi dakordësi me ju. Kulturën të paktën ne kur foli zotëria nuk përshpëritëm, dhe do ju sqaroj nëse keni pak nerva. Kthehemi te Kosova te përshëndetja që Kuvendi i Shqipërisë duhet t’i dërgojë, popullit, institucioneve, një proces model sikurse e tha edhe BE.

Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt. Teksa janë duke u numëruar kutitë e fudnit, sipas KQZ, prin Lëvizja Vetëvendosje me 40.94% e ndjekur nga PDK me 22.11% dhe LDK me 17.37%./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›