“Te Erioni do shkosh dhe ti”, Berisha replika me Spiropalin: Pëllumbesha më lër të flas! Kryeparlamentarja: Mos përfito që jam këtu lart doktor se ta ktheja përgjigjen ndryshe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përplasur me kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropali, gjatë seancës së sotme plenare. Debate ndodhi pas Spiropali kërkoi t’i ndërpriste fjalën Berishës, të cilit i mbaroi koha. Por kryetari i PD-së vijoi të fliste duke thënë se do të marrë kohën e deputetes Albana Vokshi.
Debati:
Spiropali: Kohën e kujt do marrë Berisha?
Vokshi: Kohën time.
Spiropali: Sa minuta?
Vokshi: 10 minuta.
Spiropali: Albana Vokshi nuk flet.
Berisha: U kënaqe që nuk flet Albana Vokshi. Ke të drejtë të kënaqesh edhe ti njëherë për herë të fundit. Se te Erioni do shkosh dhe ti, mos ki merak.
Spiropali: Mos përfito që jam këtu lart doktor se ta ktheja përgjigjen ndryshe, siç ta kam kthyer. Kaq. Po të jap kohën, mos abuzo me kohën sepse nuk të takon. More nga koha e Albana Vokshit.
Berisha: Pëllumbesha më lër të flas tani, mos mi merr minutat.
Edhe pse Berisha foli 20 minuta, konsumoi kohën e tij dhe të Vokshit, debati vijoi sërish, pasi Berisha nuk dëshironte të lironte foltoren.