Zgjedhjet në Kosovë/ Numërimi drejt fundit, kryeson Vetëvendosja, PDK forcë e dytë

Janë numëruar 88.59% e votave në Kosovë. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.14% të votave, ose 307,567 vota.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.99% apo 164,413 vota, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.68% ose 132,157 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar 7.65% të votave, ose 57,172 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 4.05%, apo 30,240 vota. Koalicioni për Familje ka siguruar 2.30%, ose 17,230 vota.

Sipas KQZ, në zgjedhjet e 9 shkurtit morën pjesë 799,954 qytetarë, duke shënuar një pjesëmarrje prej 40.59%.
Procesi i numërimit vijon, ndërsa priten rezultate të tjera në orët në vijim.
/vizionplus.tv