E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, Serbia kërkon bashkëpunim me UNMIK

BEOGRAD- Ministri serb për Kosovën Goran Bogdanovic nëpërmjet një letre i ka kërkuar shefit të UNMIK-ut, Farid Zarif që të arrijnë një marrëveshje për mënyrën e zbatimit të zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë.

“Zgjedhjet janë shpallur në tërë territorin e Serbisë. Duke marrë parasysh se Kosova është nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara, në përputhje me Rezolutën 1244, është e nevojshme që për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve të arrihet marrëveshje me misionin e UNMIK-ut në Kosovë”, thuhet në letrën e ministrit serb për Kosovën.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi janë caktuar për datën 6 maj. Autoritetet kosovare kundërshtojnë organizimin e tyre në territorin e Republikës së Kosovës.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›