E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Kosovë, ashpërsohen tonet mes PDK dhe LDK

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë përfshirë sërish në akuza të ndërsjella, para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Shefi i Shtabit Zgjedhor dhe Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një letre publike, ka kërkuar nga ambasadat dhe përfaqësitë ndërkombëtare në Prishtinë që të ndihmojnë në garantimin e votës së lirë, kryesisht në ato qendra votimi ku LDK-ja konsideron se kishte parregullsi në randin e parë.

Zgjedhjet e raundit të dytë do të mbahen më datë 13 dhjetor, në 21 komuna të Kosovës, ku dy partitë më të mëdha politike dhe njëkohësisht partnerë në koalicionit qeveritar LDK-ja dhe PDK-ja do të jenë kundërshtarë në shumicën e komunave. Ndërkohë thirrja publike e LDK-së për bashkësinë ndërkombëtare, është konsideruar nga ana e PDK-së si justifikim për humbjen e zgjedhjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›