E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtine fadromat nisin sulmin

Fadromat e komunes se Prishtines do te kene ende shume pune. Te gjitha ndertimet te cilat jane bere ne kryeqytetin kosovar pas dates 19 gusht kur dhe eshte bere fotografimi satelitor i gjithe zones se Prishtines do te shemben.

Per shume ndertues te ketyre objekteve pa leje veprimi i komunes se Prishtines eshte i padrejte. Ata thone se komuna po rrenon objektet e atyre qe nuk kane krahe te forte dhe po i mbyll syte ndaj qendres se kryeqytetit se ciles po ia marrin frymen ndertimet.

Shembja e objekteve po behet me ndihmen e policise per shkak te sulmeve te shpeshta verbale por edhe fizike ndaj zyrtareve qe e kryejne kete pune.

Megjithate komuna paralajmeron se rrenime te tilla do te kete cdo dite. Per te njejtat arsye komuna nuk do te kurseje as pjesen e shtuar pa leje ne hotelin Grand ne qender te Prishtines.

Nderkohe kryetari i komunes se Prishtines Isa Musafa ka paralajmeruar edhe vendosjen e gjobave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›