E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Kosove ende nuk kane date

Prishtine 9 tetor NOA - Zgjedhjet e ardhshme ne Kosove ende nuk e kane nje date te caktuar pasi partite politike nuk kane rene akoma dakord me njera-tjetren per nje fakt te tille.

Nga ana e tyre dy forcat politike qe bashkeqeverisin ne vend LDK dhe PDK jane ndare serish per ceshtjen e zgjedhjeve.

Keshtu ndersa Lidhja Demokratike kerkon qe zgjedhjet te mbahen ne 6 mars te vitit te ardhshem Partia Demokratike kerkon qe ato te mbahen ne muajin shkurt.

Te gjitha partite politike qe ishin ne takim ishin te pajtimit qe te mos kete zgjedhje te jashtezakonshme por zgjedhje te parakohshme i imponon situata. Te gjithe pajtohen qe te respektohet ligji dhe kushtetuta por ka kerkesa te ndryshme qe zgjedhjet te mbahen ne fillim te shkurtit ne mes te shkurtit ose ne fillim te marsit. Ne do te kemi konsulta me KQZ qe te dime saktesisht se cili eshte afati optimal per tu konstituuar institucionet qe dalin nga zgjedhjet e lira. Por 28 marsi i vitit te ardhshem Kosoven duhet ta gjeje me Parlament te konstituuar me kryetar te Parlamentit por edhe me president tha Jakup Krasniqi ushtruesi i detyres se presidentit te vendit.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›