E Shtunë, 31 Tetor 2026

Para zgjedhjeve do te shperbehet Kuvendi

PRISHTINE-Kuvendi i Kosoves do te shperbehet me te votuar buxhetin e vitit 2011. Pastaj presidenti ne detyre Jakup Krasniqi do te shpalle zgjedhjet e parakohshme shkruan sot Koha Ditore.
Publikisht per skenarin e zgjedhjeve te parakohshme ka folur te enjten shefi i ICO-se Pieter Feith. Edhe burime te larta vendimmarrese ne Kosove kane saktesuar se shperberjes do ti paraprije nje marreveshje nderpartiake. Feith ne Gjilan krejt kete proces qe pritet te ndodhe e ka quajtur si normal. Gjithe ato qe kane ndodhur gjate javes se fundit kane qene ne respektim te plote te Kushtetutes dhe tani presim qe do te ndermerren hapa ne shperberjen e Kuvendit te Kosoves dhe ne caktimin e dates se zgjedhjeve ka thene Feith. Te gjitha keto jane hapa krejt normale dhe nuk po shoh ndonje krize institucionale.
Shefi i Zyres se ICO-se nuk ka folur per ndonje date te mundshme se kur kosovaret mund tu drejtohen kutive te votimit. Kjo ceshtje sipas tij eshte krejtesisht pergjegjesi e institucioneve vendore.

Nderkohe qe autoritetet vendore kane konfirmuar skenarin e ri qe nuk eshte perfolur deri tani. Nje zyrtar i larte vendimmarres i ka thene Kohes Ditore ne kushte anonimiteti se te gjitha zhvillimet do te ndodhin ne fund te vitit. Shperberja e Kuvendit do te dale si marreveshje e arritur midis partive politike. Ne kete drejtim gjerat do te pershpejtohen pas vizites se sekretares Clinton ne Kosove ka thene ky zyrtar. Ajo qe tash dihet eshte se Kuvendi nuk do te shperbehet pa e miratuar Ligjin per buxhetin e vitit 2011. Kosova po shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme pas krizes politike qe ka shkaktuar doreheqja e Fatmir Sejdiut nga funksioni i presidentit te vendit. Bazuar ne Ligjin aktual per zgjedhjet e pergjithshme zgjedhjet e parakohshme mbahen brenda nje periudhe te shkurter kohore nderkaq rregulloret imponojne nje fushate elektorale jo me te gjate se 10-ditore. Pas shperndarjes se Kuvendit te Kosoves zgjedhjet e parakohshme caktohen nga presidenti jo me vone se dhjete 10 dite pas shperndarjes thuhet ne alinene 5 te ketij neni. Zgjedhjet e parakohshme nuk mund te mbahen me heret se tridhjete 30 dite dhe me vone se dyzet e pese 45 dite pas shperndarjes.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›