Per nje jete te humbur cili eshte denimi Nis fushata

Prishtine 8 tetor NOA - Policia e Kosoves dhe misioni i OSBE-se filluan fushaten per siguri ne komunikacionin rrugor duke informuar publikun me qellimin e reduktimit te aksidenteve ne Kosove.
Fushata inkurajon shoferet qe te mendojne se si sjellja e tyre mund te shkaktoje lendime dhe vdekje gjithashtu i informon edhe per gjobat qe kane te bejne me shpejtesine mosperdorimin e rripit te sigurise mosdhenien e perparesise kembesoreve dhe kalimin neper driten e kuqe te semaforit.
Misioni i OSBE-se ka financuar nje fushate per sigurine ne trafik ne vitin 2008 dhe ne muajt ne vijim numri i aksidenteve kishte rene per 7 per qind.
Ne shpresojme qe kjo fushate do te krijoje kushte per trafik me te sigurt per te gjithe ne Kosove tha Carsten Tvelmeir. drejtor i departamentit te OSBE per siguri te publikut.
Policia e Kosoves eshte duke bere cmos qe te kontrolloje trafikun dhe te reduktoje numrin e aksidenteve tha Shpend Maxhuni zv/drejtor i pergjithshem per shtyllen e Operatives.
Fushata perfshin transmetimet e spoteve ne televizione dhe radiovendosjen e bill-bordeve si dhe shperndarjen e 300.000 fletepalosjeve te printuara ne kater gjuhe shqipe angleze serbe dhe turke nga patrullat e policise per siguri te trafikut.
n.e/NOA