Zgjedhjet në Kosovë, rritet AAK, bie AKR dhe LDD
PDK ka pothuajse të njëjtën përqindje sa në zgjedhjet e fundit, 34,3 për qind. LDK ka shënuar një ngritje të lehtë, nga 22,6 në 25, 6. Ndërkohë që rritjen më të madhe e ka arritur AAK, nga 9,6 për qind që kishte në vitin 2007 në 17,8 për qind këtë vit, duke u rendur kështu forca e tretë politike në Kosovë.
Disfatë në këto zgjedhje ka pësuar koalicioni AKR-LDD. Aleanca Kosova e Re ka arritr të marrë vetëm 8.9 për qind, nga 12,3 që mori në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2007. Ndërkohë që Lidhja Demokratike e Dardanisë ka marrë vetëm 6,2 për qind, nga 11 për qind që mori në vitin 2007.