UGGj denoncon dhunën ndaj gazetarit Roland Suli
Gazetari sportiv është dhunuar fizikisht dhe ofenduar publikisht mesditën e nga shtetasi Dritan Seferi futbollist i ekipit të Memaliajt, në shëtitoren kryesore të qytetit.
Pa asnjë sqarim, dhunuesi i është drejtuar fillimisht me fjalë ofenduese gazetarit, dhe më pas e ka shtyrë dhe qëlluar në trup e fytyrë. Në këto kushte, gazetari Roland Suli ka ruajtur gjakftohtësinë dhe është larguar duke shmangur goditjet e mëpasme në dëm të tij.
“Reagimi i dhunshëm i Dritan Seferit në ngarkim të gazetarit Roland Suli, është një akt i patolerueshëm dhe meriton të merret në konsideratë nga ana e organeve të zbatimit të ligjit”, thuhet në komunikatën e Unionit të Gazetarëve të Gjirokastrës.
Ky union kërkon nga organet vënien para drejtësisë të agresorit dhe ndëshkimin e tij në bazë të sanksioneve që përcakton e drejta shqiptare.
Sipas unionit, gazetari Roland Suli është dhunuar për shkak të detyrës pasi mjaft herë ka kritikuar gjendjen e ekipit të Memaliajt në të përditshmen sportive ku ai punon.