E Martë, 3 Nëntor 2026

Prezantohet raporti i opozitës për 14 majin/ Berisha: Shqipëria noton mbi krimin

Ish-kryeministri Berisha ka prezantuar raportin për zgjedhjet e fundit vendore në formatin e një libri prej qindra faqesh, që sipas tij përmban të gjitha shkeljet dhe manipulimin e 14 majit.

Në fjalën e tij përpara deputetëve demokratë, Berisha tha se ai e ka quajtur librin e zi pasi Shqipëria sot “karakterizohet nga fenomene, dukuri nga më të zezat në historinë e saj. E para dhe më e zeza është braktisja masive e këtij vendi.

Mjafton të kujtojmë këtu se këtë verë vendi pati dyndjen, ndofta më të madhe turistike nga jashtë, por 60% e shqiptarëve, sipas statistikave më të besueshme nuk ishin në gjendje të pushonin 7 ditë gjatë kësaj vere”

Berisha tha më tej se në Shqipëri është rritur me shpejtësi polarizimi dhe se vendi sipas tij po “noton mbi krimin”.

“Siguria e qytetarëve shqiptarë, e pronave, e veprimtarisë, jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre, sot më shumë se kurrë varet dhe kontrollohet nga krimi”, u shpreh Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›