Zjarret në Greqi/ Rama: Ekipet shqiptare përfundojnë me sukses misionin

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se efektivët shqiptarë kanë përfunduar me sukses misionin, ku morën pjesë për të dhënë ndihmën e tyre në shuarjen e zjarreve masive që përfshiu së fundmi, Greqinë.
Rama thekson se në këtë operacion u përfshinë trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit.
“Efektivët shqiptarë përfundojnë me sukses misionin në Greqinë e goditur nga zjarret masive.
Trupa të specializuara të emergjencave civile dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencave të bashkive të Korçës dhe Maliqit, u angazhuan në operacionet e ndihmës për shuarjen e zjarreve dhe kthehen në atdhe me detyrën të kryer, e me ndjenjën e krenarisë për kontributin e tyre në ndihmë të popullit mik grek në një moment të vështirë”, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.
/rtsh.al/