Zgjedhjet në Maqedonimbyllet sot fushatanesër heshtja
SHKUP- Mbyllet sot në mesnatë fushata parazgjedhore dhe fillon heshtja 24-orëshe para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të zhvillohen të dielën, më 5 qershor, në Maqedoni.
Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur që janë paraqitur për pjesëmarrje në zgjedhjet, në 20 ditët e kaluara para elektoratit paraqitën programet dhe kandidatët e tyre dhe kërkuan besimin e qytetarëve. Të dielën procesi i votimit fillon në orën 07:00 deri në orën 19:00, me orën lokake. Të drejtë vote kanë 1 821 122 votues, të cilët në 2 976 vendvotime do të mund të votojnë për 18 lista me 1 679 kandidatë.
Për herë të parë, tre nga 123 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë do të zgjidhen nga diaspora.
Në tre njësitë zgjedhore jashtë vendit - Evropë dhe Afrikë, Amerikën Veriore dhe Jugore, Australi dhe Azi, janë parashtruar gjithsej 24 lista për kandidatë, për të cilët do të mund të deklarohen 7 258 shtetas të Maqedonisë që janë paraqitur për votim në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore.
Votimi në disaporë do të mbahet një ditë para zgjedhjeve, më 4 qershor. Nesër, të drejtë votimi do të kenë edhe 2 222 persona që janë në arrest apo vuajnë dënimin me burg si edhe 407 persona të shpërngulur brenda vendit.
Zgjedhjet parlamentare do të ndiqen nga 7 830 vëzhgues të akredituar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, prej të cilëve 7 341 nga vendi dhe 489 të huaj.
Nga vëzhguesit e huaj më të numërt janë ata të OSBE/ODIHR-it 234, të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së 47, të ambasadës së SHBA-së 39, delegacionit të Komsionit Evropian 20 dhe të Këshillit të Evropës 16, ndërsa vëzhgues të tyre do të kenë edhe
ambasadat e Francës, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, Rusisë, Çekisë, Austrisë, Turqisë, Kinës, Hungarisë, Kroacisë, Italisë dhe Sllovakisë në Shkup, Komisioni Qëndror Zgjedhor i Kosovës dhe i Grupit Ndërkombëtar të Krizave
(s.g/Mia/BalkanWeb)