Jemen, sulmohet pallati presidencial, dyshime mbi vdekjen e presidentit
JEMEN- Të dhëna kontradiktore vijnë nga Jemeni sipas të cilave presidenti i këtij vendi Ali Abdullah Saleh ka mbetur i vrare sot kur një raketë e lëshuar nga grupet fisnore goditi pallatin presidencial.
Sipas disa mediave opozitare në këtë vend të përfshirë nga kryengritjet, presidenti Jemenas Saleh vdiq menjëherë pas sulmit. Megjithatë televizioni shtetëror ka hedhur poshtë lajmin duke thënë se presidenti është shëndosh e mirë.
Ndërsa sipas disa burimeve të tjera, Ali Abdullah Salej vetëm është plagosur lehtë nga sulmi. Sipas raportimeve nga sulmi kanë mbetur të plagosur edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi.
Protestuesit prej disa muajsh janë përpjekur ta largojnë presidentin Jemenas Saleh nga pushteti ndonëse ky ka kundërshtuar ta hedhë një hap të tillë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Jemen, sulmohet pallati presidencial, dyshime mbi vdekjen e presidentit