E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabianski kërkon të huazohet

Portieri i Arsenalit, Lukasz Fabianski mund të kërkojë largim në formë huazimi në mënyrë që të gjen hapësirë më të madhe para Euro 2012 ku shpreson të ftohet në ekipin e Polonisë.

Aktualisht, ai qëndron prapa kolegut të Kombëtares, Wojciech Szczesny në Arsenal dhe frikësohet se mund të mungojë për Poloninë në Kampionatin evropian 2012 ku ata janë bashkë-nikoqir me Ukrainën.

“Kam biseduar me menaxherin. Dua që situata ime të sqarohet në ardhmen e afërt sepse dua të luaj në Euro 2012. Duhet të shkojë diku, madje edhe si huazim”, tha Fabianski për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›