E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radikalët kërkojnë ndjekje penale ndaj Tadiqit dhe të tjerëve

Partia Radikale Serbe ka kërkuar sot nga Prokuroria republikane që ta iniciojë procedurën penale kundër presidentit Boris Tadiq, kryeministrit Mirko Cvetkoviq, ministrit për Kosovën Goran Bogdanoviq, dhe shefit të ekipit negociator, Borisllav Stefanoviq, pasi janë në procesin e “njohjes së pavarësisë së Kosovës”.

Në konferencën e sotme për gazetarë në Kuvendin e Serbisë, deputeti nga kjo parti opozitare, Boris Aleksiq, ka theksuar se ata e kanë shkelur Kodin penal dhe se me marrëveshjet me Prishtinën e kanë rrezikuar tërësinë territoriale të Serbisë.

“Nuk e kemi të qartë se përse prokuroria nuk ka reaguar, pasi është e qartë se regjimi i Boris Tadiqit, është lëshuar në njohjen faktike të pavarësisë së Kosovës”, tha Aleksiq.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›