E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Rumani do të mbahen më 9 dhjetor

Rumani do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 9 dhjetor të këtij viti. Zgjedhjet vijnë mes tensionesh ndërmjet koalicionit qeverisës së majtë USL të kryeministrit Viktor Ponta dhe presidentit të qendrës së djathtë Trajan Bashesku.

Në muajin korrik, USL nisi një lëvizje për të rrëzuar Basheskun, që çoi në referendumin e dështuar për shkak të mospjesëmarrjes së duhur.

Vendimi i aleancës së majtë të Pontas për të rrëzuar Basheskun ka ngadalësuar marrjen e vendimeve politike dhe ka rritur dilemat në lidhje me fatin e kredisë prej 5 miliardë eurosh të FMN-së.

Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë kritikuar ashpër lëvizjen e të majtëve, duke ngritur shqetësimet për minimin e demokracisë.

Qeveria e USL-së është ndjekur nga skandalet që nga ardhja në pushtet në muajin prill me vetë Pontën, që është përballur me akuzat për plagjiaturë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›