E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklarata e Bogdanoviçit, reagon Ministria e Brendshme e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së të ashtuquajturit Ministër për Kosovën Goran Bogdanoviç, i cili deklaroi se institucionet e Kosovës, po tentojnë që përmes dokumenteve civile të shqiptarizojnë emrat serbë.

Në një deklaratë të kësaj ministrie thuhet se ky pretendim është jo racional, i pabazuar në fakte dhe në kundërshtim me praktikën e deritanishme të pajisjes së rreth tridhjetë mijë e pesëqind qytetarëve të komunitetit serb me dokumente civile të Kosovës.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës në përputhje me legjislacionin në fuqi do të vazhdojë të ofrojë shërbime efikase për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim duke respektuar plotësisht identitetin e tyre personal dhe qytetar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›