Sot seancë për buxhetin, opozita në bllok kundër

Seanca që pritet të nisë në orën 09:00, do të shqyrtojë dhe miratojë nen për nen këtë buxhet.
Të shtunën, komisioni parlamentar i Ekonomisë, në cilësinë e komisionit përgjegjës, miratoi nen për nen vetëm me votat e mazhorancës ligjin më të rëndësishëm financiar të vitit, të cilin ia përcolli për miratim seancës të së hënës.
Ndërkohë, Partia Socialiste, ka paralajmëruan se nuk do të japë votën e saj për miratimin e këtij ligji. Sekretari i grupit parlamentar, Tauland Balla, u ka dërguar një e-mail të gjithë deputetëve për të votuar në bllok kundër buxhetit.
“Për seancën plenare të datës 5 dhjetor 2011 të Kuvendit të Shqipërisë, grupi ka vendosur si më poshtë: votimi nen për nen i projektligjit “Për buxhetin e shtetit 2012” KUNDËR”, thuhet në mailin e deputetit Balla.
Buxheti i ri parashikon që totali i të ardhurave që do të mblidhen për vitin 2012 të shënojë një rritje prej 8 %, ose 356 miliardë lekë, me një rendiment fiskal prej 25.5 % të PBB-së. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat parashikohen 251 miliardë lekë.
Të ardhurat nga fondet speciale do të kenë një ritëm rritje me 5.6 % . Shpenzimet e buxhetit të shtetit parashikohet të jenë në parametrat që të mundësojnë një defiçit jo më shumë se 3 %, ose 397 miliardë lekë, që përbëjnë 28.5 % e PBB-së. /Start/
2011-12-05 08:31