E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zgjedhjet në SHBA/ Epërsi e lehtë e Republikanëve; për Senatin vendosin dy shtete; Djoma e Përfaqësuesve anon djathtas

Rezultati i zgjedhjeve afatmesme në SHBA është drejt certifikimit. Deri më tani Republikanët kanë siguruar më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa kontrolli i Senatit është ende i paqartë.

Në Dhomën e Përfaqësueseve fitorja flet për Republikanët të cilët kanë 209 vende kundër 191 të demokratëve. Atyre iu duhen vetëm 9 vende për të siguruar 218 ulëset e nevojshme për të fituar shumicën dhe kontrollin e saj.

Gara për Senatin duket me e balancuar ku republikanët udhëheqin me 49 vende kundrejt 48 të demokratëve. Të dyja palëve u duhen nga dy vende për të udhëhequr Senatin sepse pavarësisht se demokratët janë me një vend më pak vota e zv.presidentes Kamal Harris bën diferencën kur bëhet votimi.

Udhëheqja e Senatit pritet të vendoset nga Arizona dhe Nevada. Partia që fiton në këto dy shtete, mund të sigurojë shumicën. Por ekziston një mundësi që nëse këto dy shtete e dërgojnë Senatin në 50 me 50 gjithçka do të vendoset nga shteti i Xhorxhia i cili do të zhvillojë zgjedhje më 6 dhjetor. Aty garojnë senatori Raphael Warnock dhe kandidati republikan Herschel Walker.

Demokratët i cilësuan këto zgjedhje si fitore të demokracisë dhe vetë presidenti Biden u shpreh i kënaqur me rezultatin e arritur. Nga ana tjetër republikanët janë shprehur të zhgënjyer, pasi parashikonin të fitonin me lehtësi Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin.

Ish-presidenti Donald Trump lajmëroi se do të bënte një njoftim të rëndësishëm për rikandidimin e tij për zgjedhjet presidenciale të 2024, por gjërat nuk kanë shuar siç duhet.

Kundërhtar i tij më i fortë brenda republikanëve Ron De Santis ka arritur një fitore të thellë në Florida dhe mund të fitojë garën brenda republikaneve për të synuar Shtëpinë e Bardhë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›