Zgjedhjet ne SHBA leksion per Shqiperine

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shpalljes së rezultateve, Ambasadori Aleksandër Arvizu, i ka dhënë një leksion klasës politike shqiptare, duke treguar shembullin që duhet ndjekur për të pasur një proces zgjedhor korrekt dhe të shpejtë.
"Shikoni se sa persona kanë votuar, më shumë se 106 milionë votues. Për 98% të votave u deshën vetëm 5 deri 6 orë për procesin e numërimit. Nuk u është dashur nëj javë apo 10 ditë. Mendoj se kjo është e rëndësishme. Sigurisht që në Shtetet e Bashkuara ekzistojnë disa avantazhe teknologjike, por e rëndësishme është të ecet përpara me shpejtësi dhe me eficiencë, sepse nëse nuk arrihet në kohë shpallja e rezultatit, njerëzit humbasin besimin", vuri në dukje ambasadori SHBA.
Në mesazhin e tij, ambasadori përcolli një tjetër mesazh të rëndësishëm, atë një njohjes së rezultatit përfundimtar të përballjes elektorale.
"Ju lutem, lexoni fjalimin e Presidentit Obama, por edhe atë të guvernatorit Romnei. Ju lutem rilexoni fjalimin që Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton mbajti në Parlament. Do të shikoni se sa të ngjashme kanë qenë të tre fjalimet. I pari ishte fjalimi i personit që u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara, i dyti nga ai që humbi garën për tu zgjedhur President, ndërsa i treti është mbajtur nga Sekretarja Klinton gjatë vizitës në Tiranë. Por qëllimi i përbashkët i këtyre fjalimeve është se zgjedhjet janë themelet e një demokracie dhe në to luftohet fort për të fituar, pavarësisht se ndonjëherë nuk mund të jetë shumë bukur. Por kur vjen fundi, është vërtetë fundi", nënvizoi Arvizu.
Ambasadori Arvizu theksoi se pavarësisht dallimeve që politikën mund të kenë mes njëri-tjetrit, qëllimi i përbashkët dhe thelbësor është qeverisja e mirë e vendit.
"Mbi 106 milionë amerikanë nuk votuan të gjithë për Barak Obamën, pasi shumë prej tyre menduan se dikush tjetër do të ishte një Presiden më i mirë. Por sikurse Presidenti Obama tha, sirkse tha edhe Guvernatori Romnei, Obama nuk Presidenti vetëm i atyre që e votuan atë, ai është Presidenti i gjithë vendit, i të gjithë amerikanëve dhe të gjithë amerikanët këmbëngulin që Presidenti Obama të bëj një punë të mirë dhe ky është detyrimi i tij. Kjo është ajho çka të gjithë amerikanët kuptojnë dhe të gjithë respektojnë. Puna për të qeverisur vendit nuk mund të behët vetëm, por duhet të jetë një përpjekje e përbashkët. Ashtu sikundër tha dhe Sekretarja Klinton, ajo dhe Presidenti Obama kanë bashkëpunuar, ashtu dhe të gjithë shqiptarët e duan vendin e tyre. Ahtu siç tha Presidenti Obama, zgjedhjet tashmë kanë përfunduar dhe tani nis qeverisja e vendit dhe nëse të gjithë duan sukses, duhet që të dy palët duhet të punojnë së bashku", u shpreh Arvizu, gjatë fjalës së tij.
Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishin një leksion për funksionimin e demokracisë, ku garuesit me gjithë kontradiktat, në fund i japin dorën njëri-tjetrit.