E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbremja artistike Rituali i muzave

Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë në Teatrin e Operas dhe Baletit është organizuar mbrëmja artistike "Rituali i muzave" kushtuar grave artiste. Mbrëmja koncertore filloj me "Ave Maria" interpretuar nga mexosopranoja Vikena Kamenica shoqëruar nga  kori dhe grupi i baletit. Programi vijoj më pas me duetin  Tusha- Kamenica,  me veprën e kompozuar nga Simon Gjoni “Vajza e vogël"të dy artistët e njohur lirik kanë interpretuar edhe dy këngë po nga repertori shqiptar "Lule bore" dhe si "Dukat i vogël”. Këto interpretime krijuan një atmosferë festive, ku nuk munguan edhe duartrokitjet e ngrohta të publikut pas interpretimit të "Karabushkës" orkestrale , dirigjuar nga Suzana Turku. Koncerti vijoi me një program të pasur me romanca të kompozitorëve shqiptar dhe të huaj, si Tonin Arapi, Prenk Jakova, Moxrtit, Bahit, Verdit e Pucinit.  Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe ekspozita e celur në holl më punët më të mira të piktorëve të njohur shqiptar kuruar nga Suzana Varvarica. Ky aktivitet i cili kishte per qëllim për të sjell në qendër gratë artiste u organizua nën kujdesin e veçantë të zonjës Liri Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›