E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në SHBA, në garë edhe kompanitë e profilaktikëve

 

Zëra nga Amerika thonë se për zgjedhjet presidenciale “tifozët” e njërës dhe të partisë tjetër kanë shpikur bikini e shumë sende të tjera me emrat e kandidatëve politikë. Por nuk mbaron me kaq. Tani zgjedhësit do të luftojnë me prezervativë: në Amerikë kanë mbërritur prezervativët dedikuar Xhon MkKein dhe Barak Obamës.

Për dy aspirantët, për të zënë vendin në Shtëpinë e Bardhë, Benjamin Sherman, me shoqërinë e tij “Practice Safe Policy”, ka realizuar një seri prezervativësh që ua ka dedikuar atyre. Çdo model inspirohet nga dy kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara: Barak Obamës, prezervativi i dedikuar për të mban emrin “Përdor drejtësi” dhe ai i Xhon MkKein ironizon me moshën e tij: “Plak, por jo i skaduar”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›