E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy denoncime për zhdukje brenda 24 orëve në Tiranë

 

TIRANË- Policia e Tiranës ka regjistruar dy denoncime për largim nga banesa të dy femrave. Ditën e djeshme, një 38-vjeçare ka kryer kallëzim në polici për largimin nga banesa të motrës së saj, ndërsa një 18-vjeçare ka denoncuar largimin e nënës. Burime zyrtare nga policia thanë se Mirjeta B. nga Kamza ka mbërritur ditën e djeshme në ambientet e komisariatit të policisë nr.5, ku dhe ka denoncuar zhdukjen e motrës së saj Pranvera, 18 vjeçe. Në deklarimin e saj, 32-vjeçarja ka treguar se e motra ishte larguar nga banesa pa lënë adresë dhe nuk është kthyer prej dy ditësh. Policia nisi menjëherë hetimet për të lokalizuar vendndodhjen e 18-vjeçares. Nga hetimet e para policia dyshon se vajza mund të jetë larguar me dëshirën e saj. Ndërkohë që burimet policore thanë se ajo ishte e martuar dhe dyshohet se mund të jetë larguar pasi nuk dashuronte më bashkëshortin e saj. Po dje policia e kryeqytetit ka regjistruar një tjetër denoncim për largim nga banesa. Markeljana R, ka kërkuar ndihmën e policisë pasi nëna e saj, Afërdita është larguar në rrethana misterioze qysh prej datës 16 gusht. Pasi ka kërkuar te të gjithë të afërmit dhe ka pasi ka pritur kthimin e të ëmës në banesë, por pa rezultat, vajza ka kryer denoncim në polici. Kjo e fundit bëri të ditur se kanë nisur hetimet për të zbuluar vendndodhjen e gruas. Ndërkohë, ditën e djeshme është kthyer në banesën e saj pas 80 ditë mungesë një 19-vjeçare. Prej 10 korrikut, vajza me emrin Johana rezultonte e zhdukur ndërsa është kthyer dje. Policia e cila mori në pyetje të renë, deklaroi se ajo ishte larguar me dëshirën e saj. K.Kotorri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›