Zgjedhjet në Serbi, mbyllet procesi i votimit. Shqiptarët pretendojnë 3 deputetë

Zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet për Kuvendin e Beogradit dhe 13 qytete e komuna të tjera janë mbajtur sot në Serbi, ndërsa qendrat e votimit janë mbyllur në orën 20:00. Të drejtën e votës e kanë ushtruar 54.82 %, që është më i larti në 6 vitet e fundit. Ndryshe, serbët e Kosovës kanë votuar në katër qendra të ndryshme të votimit në Serbi pasi që qeveria e Kosovës nuk ka lejuar që të zhvillohen zgjedhjet serbe në territorin e saj.
Serbia votoi sot për zgjedhjet presidenciale, me presidentin populist Aleksandar Vuçiç, i cili mburret për lidhjet e tij personale me presidentin rus, Vladimir Putin teksa Rusia vazhdon pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, që pritet të fitojë një mandat tjetër pesëvjeçar në krye të shtetit. Ndërsa rezultatet e para flasin për një fitore të Vuçiç. Gjithashtu u votua edhe për zgjedhjet parlamentare, në të cilat, Partia Përparimtare Serbe (SNS) po ashtu pritet të dominojë. Njëkohësisht po mbahen zgjedhjet lokale për disa komuna, përfshirë edhe për kryeqytetin serb, Beogradin.
Në zgjedhjet parlamentare serbe morrën pjesë edhe partitë shqiptare, të cilat do të garojnë me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare me gjithsej 20 kandidat dhe pretendojnë të kenë tre deri në katër deputetë.
Ndërkohë vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, më shumë se 6,000 qytetarë shqiptarë që jetojnë në Serbi janë hequr nga listat e votuesve. Një veprim që aktivistët dhe studiuesit thonë se është për bërë për shkak se janë shqiptarë etnikë
Gjithashtu në Luginën e Preshevës shqiptarët bojkotuan votimin për Vuçiç, kjo për shkak se sipas tyre kreu i shtetit nuk i përfaqëson ata. Nëpër qendrat e votimit në Preshevë e në Bujanovc, komuna këto të banuara me shumicë shqiptare rreth 20 % e atyre të regjistruar votuan.
Pesë vjet pasi fitoi mandatin e parë si president, Vuçiç vazhdon të jetë forca dominuese në Serbi, duke predikuar paqe dhe stabilitet në një kohë kur Evropa po përballet me konfliktin më të madh që prej Luftës së Dytë Botërore.