Zgjedhjet në Shkup, Kërçova pas70 vitesh drejtohet nga shqiptarë
SHKUP-Partite politike prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur të shpallin rezultatet paraprake të zgjedhjeve dhe fitore ne disa komuna, por ende nuk ka nje rezultat paraprak nga institucionet maqedonase. Mendohet se do të ketë një raund të dytë të zgjedhjeve në shumë komuna. Procesi ka kaluar i qetë, ndërsa janë shënuar disa parregullsi, të cilat, sipas autoriteteve të vendit dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nuk pritet të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.
Sipas zyrtarëve në Maqedoni në procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale, kanë marr pjesë 57 përqind e popullatës apo 1.7 milion e votueseve. Për herë të parë pas 70 vitesh komuna Kërçovë do të drejtohet nga shqiptarët. Fatmir Dehari ka fituar përballë kandidatit të partive maqedonase.
BDI-ja ka fituar edhe në Çair dhe Saraj të Shkupit, në Dibër të Madhe, por ende e paqartë është Tetova, nëse ka fituar BDI-ja apo do të ketë balotazh. Ndërkohë në Strugë do të ketë balotazh midis kandidatit të Partisë Demokratike Shqiptare dhe kandidatit maqedonas të mbështetur nga të gjitha partitë maqedonase.
NE KERCOVE FITOJNE SHQIPARET PERBALLE MAQEDONASVE
Sipas rezultateve të para preliminare, kandidati shqiptar i BDI-së, Fatmir Dehari i përkrahur nga të gjitha partitë shqiptare ka fituar me një epërsi prej mbi 1400 votave.
Fitorja e Deharit erdhi dhe nga një numër i madh shqiptarësh nga diaspora të cilët megjithë peripecitë e krijuara nga maqedonasit, për të mos i lejuar, shkuan dje në Kërçovë për të votuar për përfaqësuesin e tyre.
Fitoren në Kërçovë ia ka uruar edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Duke theksuar se Kërçova është fituar dhe ai ftoi qytetarët që të festojnë për fitoren, por duke u treguar të përmbajtur.
Edhe zëvendës – kryeministri Musa Xhaferri ka konfirmuar nga shtabi i BDI-së në Kërçovë për fitoren dhe se ai me këtë rast ka uruar të gjithë qytetarët që kanë dhënë votën për BDI. Ai me këtë rast theksoi se pikërisht kanë mërgimtarët që kanë sjellë fitoren për Kërçovën.
ZGJEDHJET U FITUAN NGA PARTITE NE PUSHTET VMRO- DPMNE dhe BDI
Zgjedhjet vendore të cilat u mbajtën dje në Maqedoni duket se i fituan partitë e pushtetit, VMRO-DPMNE-ja dhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Megjithëse rezultatet vijnë nga shtabet partiake dhe nuk janë zyrtare, ato gati se pranohen nga partitë kundërshtare. Ajo që është më me interes për shqiptarët është se komuna e Kërçovës do të drejtohet nga një kuadër shqiptar, hera e parë kjo pas rreth shtatëdhjetë vjetësh.
NE TETOVE FITON BDI PERBALLE PDSH
Kandidatja e BDI-së për komunën e Tetovës, Teuta Arifi ka fituar në Tetovë përballë kandidatit të PDSH-së, Sadi Bexheti. Arifi në një konferencë me gazetarët informoi se nga numërimi i mbi 80 për qind e votave, ajo ishte në epërsi me rreth 4000 vota.
(sg/shqiptarja.com)